Ndërlidhjet

Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë armatim nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Viktor Muzhenko, shefi i personelit në ushtrinë e Ukrainës, nënshkroi marrëveshjen sot gjatë një vizite në Abu Dhabi.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko gjithashtu ishte në Abu Dhabi dhe mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjës, duke e quajtur vizitën në Emirate "ekstremisht të suksesshme".

Nuk u dhanë detaje së çfarë pajisje dhe armatimi Ukraina do të blejë nga Emiratet.

Në Ukrainë, ligjvënësi dhe këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Anton Gerashchenko tha, "Arabët, ndryshe nga evropianët dhe amerikanët, nuk i frikësohen kërcënimeve të Putinit se do të fillojë një luftë e tretë botërore nëse i dërgohen pajisje ushtarake Ukrainës".

Në ndërkohë, në Britani, kryeministri David Cameron tha sot se shteti i tij do të dërgojë personal ushtarak në Ukrainë për të ndihmuar në trajnim të ushtrisë ukrainase.

XS
SM
MD
LG