Ndërlidhjet

Bombardime nëpër Bagdad, dhjetëra të vrarë


Një seri bombardimesh në Bagdad kanë vrarë së paku 23 persona.

Bombardimet më vdekjeprurëse qëlluan rajonin juglindor Jisr Diyala ku një makinë-bombë shpërtheu në mesditë, e përcjellë nga një eksplodim tjetër shumë afër vendit të njëjtë, gjatë kohës kur njerëzit ishin duke iu ofruar ndihmë viktimave nga sulmi i parë.

Zyrtarë nga policia dhe spitali thanë se numri i vdekjeve në këtë lokacion arriti në tetë, mirëpo burime tjera thonë se numri është dyfish më i madh.

Gjithashu, të paktën 20 perona u lënduan.

Pesë shpërthime të tjera u raportuan në lagjet veriore dhe jugore të kryeqytetit të Irakut.

Në provincën perëndimore Anbar, forcat irakiane vazhduan përpjekjet për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga qyteti i Bagdadit.

Forcat e sigurisë pohuan se kishin përndjekur militantët nga zonat rurale përreth qytetit, pranë Ramadit.

Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të mbështeti forcat e sigurisë së Irakut në këto luftime përreth Bagdadit.

XS
SM
MD
LG