Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm kërkojnë zbatim të armëpushimit në Ukrainë


Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje që forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës t'i përmbahen marrëveshjes për armëpushim.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, duke lexuar një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve që i mbajtën sot në Paris, u bëri thirrje palëve të "fillojnë me në armëpushim të plotë dhe [pastaj] të përfundojnë me tërheqjen e armëve të rënda."

Edhe pse luftimet shënuan rënie pasi marrëveshja e paqes u nënshkrua më 12 shkurt, granatimet dhe shkelje të tjera janë raportuar, veçanërisht pranë portit jugor të Mariupolit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i përshkroi bisedimet Paris si "të dobishme", dhe u largua herët për në Moskë.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se bisedimet kishin qenë "të vështira".

Ministri i jashtëm ukrainas Pavlo Klimkin tha se të katërtit kishin rënë dakord për disa "aspekte teknike" dhe mbështetje për një zgjatje të misionit të monitorimit në Ukrainë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

XS
SM
MD
LG