Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: SHBA, në pritje për dakordim me Iranin


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se ai pret që të marrë vesh së shpejti nëse Irani do të bie dakord për një marrëveshje të pranueshme dhe të verifikueshme në frenimin e programit të tij të diskutueshëm bërthamor.

Kerry bëri komentet e tij në Uashington më 24 shkurt, një ditë pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif në Gjenevë rreth programit bërthamor të Iranit.

Këto bisedime përfunduan me të dyja palët duke vënë në dukje një "përparim", por duke shtuar se kishte ende boshllëqe domethënëse që nevojitet të tejkalohen.

Kerry gjithashtu tha se mbështetja e Iranit për rebelët shiitë në Jemen ka "kontribuar" për marrjen e kryeqytetit Sanaa nga rebelët dhe rrëzimit të qeverisë atje.

Kerry tha se mbështetja Teheranit për militantët Huthi ishte "kritike", por ai shtoi se udhëheqësit iranianë duket se janë "habitur" nga ngjarjet në Jemen dhe janë duke shpresuar se një dialog kombëtar do të mbahet atje.

XS
SM
MD
LG