Ndërlidhjet

HRW akuzon qeverinë e Sirisë për 1,450 sulme ajrore


Grupi i të drejtave të njeriut Humans Rights Watch ka akuzuar qeverinë siriane të martën se ka nisur sulmet ajrore që kanë vrarë apo plagosur mijëra civilë gjatë 11 muajve të fundit të luftës civile katër-vjeçare të vendit.

Human Rights Watch tha se Siria ka kryer të paktën 1 mijë e 450 sulme ajrore, shpesh duke përdorur bomba-fuçi, që janë të mbushura me eksploziv dhe predha, të cilat i kanë hedhur nga helikopterët.

Presidenti sirian Bashar al-Asad tha në një intervistë të transmetuar më parë këtë muaj se forcat ajrore siriane nuk kanë përdorur pajisje vdekjeprurëse.

SHBA dhe zyrtarë evropianë kanë thënë se mohimet e Assadit nuk janë të besueshme.

Human Rights Watch citoi një raport të rrjetit të vet në Siri, ku tha se bombardimet qeveritare siriane kanë vrarë 6,163 civilë, përfshirë 1,892 fëmijë që nga 22 shkurti i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG