Ndërlidhjet

AI kritikon ashpër qeveritë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Amnesty International ka thënë se 2014-ta ka qenë vit katastrofik për miliona njerëz dhe ka dënuar, siç ka thënë, përgjigjen e turpshme dhe joefektive globale ndaj konflikteve dhe abuzimeve nga ana e qeverive dhe grupeve të armatosura.

Në raportin e saj vjetor “Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë”, Amnesty International u ka bërë thirrje qeverive që të ndalojnë së pretenduari se mbrojtja e civilëve është përtej fuqive të tyre dhe të bëjnë ndryshime themelore në mënyrën se si u përgjigjen krizave.

Në lindje të Ukrainës, raporti thotë se edhe rebelët pro-rusë, edhe ushtria e Ukrainës kanë treguar respekt të vogël për civilët në dhunë.

Raporti dënon sulmet e militantëve në Afganistan dhe Pakistan, por kritikon edhe përgjigjet “drakoniane” të autoriteteve ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Raporti thotë se grupet e armatosura kanë kryer abuzime në së paku 35 vende në vitin 2014, ndërsa rritjen e grupit militant të Shtetit Islamik e cilëson si shqetësim të veçantë.

XS
SM
MD
LG