Ndërlidhjet

Së paku 150 të krishterë sirianë të rrëmbyer


Siri

Siri

Aktivistët kanë bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer së paku 150 njerëz nga fshatrat e krishtera asiriane, në juglindje të Sirisë.

Një grup i krishterë sirian, që përfaqëson disa OJQ brenda dhe jashtë Sirisë, ka thënë se ka konfirmuar se së paku 150 njerëz janë të zhdukur, përfshirë gra dhe pleq.

Këto informacione janë bërë të ditura nga Bassam Ishak, i cili kryeson Këshillin Kombëtar Sirian.

Të martën, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku 90 njerëz janë rrëmbyer gjatë bastisjeve në disa fshatra të Sirisë.

XS
SM
MD
LG