Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Bagdad


Bagdad, foto arkivi
Bagdad, foto arkivi

Një seri e sulmeve me bomba në Bagdad ka vrarë së paku 26 persona.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në lagjen Jisr Dijala, ku ka shpërthyer një makinë bombë.

Policia dhe autoritetet spitalore kanë thënë se tetë persona kanë vdekur nga ky sulm, por burime të tjera thonë se bëhet fjalë për një shifër dyfish më të madhe.

Së paku 20 njerëz po ashtu janë plagosur.

Pesë shpërthime të tjera janë raportuar në lagjet veriore dhe jugore të kryeqytetit irakian.

Në provincën perëndimore Anbar, forcat irakiane kanë vazhduar përpjekjet për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga qyteti Al-Bagdadi.

XS
SM
MD
LG