Ndërlidhjet

Dënohet vrasësi i “snjaperistit amerikan”


Eddie Ray Routh
Eddie Ray Routh

Një person nga Teksasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht, pasi është gjetur fajtor për vrasjen e një ushtari të marinës amerikane, historia e të cilit është bërë temë e filmit “American Sniper”.

Eddie Ray Routh, 27 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen e snajperistit Chris Kyle, dhe shokut të tij, Chad Littlefield, në Teksas, në shkurt të 2013-ës.

Gjykimi dyjavor ka tërhequr vëmendjen masive të mediave në Amerikë, i cili ka përkuar edhe me daljen në publik të filmit të regjisorit Clint Eastwood, i cili bazohet në kujtimet e Kyle.

Është thënë zyrtarisht se Kyle ka vrarë 160 njerëz gjatë katër turneve të tij në Irak.

Avokatët e Routh kanë thënë se klienti i tyre vuan nga psikoza. Edhe vetë Routh ka qenë ish-pjesëtar i marinës amerikane.

XS
SM
MD
LG