Ndërlidhjet

Jan Kubis, i dërguar i OKB-së në Irak


Jan Kubis

Jan Kubis

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka emëruar një diplomat veteran të OKB-së nga Sllovakia, për të udhëhequr misionin politik të Kombeve të Bashkuara në Irak.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se Jan Kubis, i cili ka shërbyer si i dërguar i lartë i OKB-së në Afganistan, na viti 2012 deri më 2014, sjell vite të përvojës në diplomaci, në politikën e jashtme të sigurisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike.

Kubis, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i cili ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga viti 1999 deri më 2005, do të zëvendësojë diplomatin bullgar, Nikolay Mladenov, i cili pritet të marrë postin e të dërguarit të OKB-së për Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG