Ndërlidhjet

Bie intensiteti i luftimeve në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Ushtria e Ukrainës ka thënë se shkeljet e armëpushimit nga separatistët pro-rusë janë duke vazhduar, por me intensitet më të vogël.

Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se rebelët kanë vazhduar të sulmojnë fshatin Popasna dhe fshatin Shyrokyne, pranë qytetit të Mariupolit.

Ukraina ka thënë se nuk do të nisë tërheqjen e armëve të rënda nga vija e frontit, ashtu siç kërkon marrëveshja për armëpushim, derisa të mos ndalojnë luftimet.

Separatistët kanë thënë të martën se kanë nisur të tërheqin armët e tyre, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG