Ndërlidhjet

Mustafa prezanton programin qeverisës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka prezantuar disa nga objektivat e programit qeverisës për mandatin katërvjeçar.

Ndër tjera, ai ka thënë se do të themelohet edhe një fond i punësimit.

Fillimisht programin qeverisës, kryeministri Mustafa e ka shpalosur para kabinetit qeverisës dhe më pas edhe gjatë një konference për gazetar.

Një nga angazhimet e veçanta, mbetet punësimi. Fondi për punësim dhe punësimi sezonal, parashihen si dy masa për të zbutur sado pak këtë problematikë.

Programi ka pesë prioritete. Zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, agjendën evropiane, duke përfshirë edhe kriteret për liberalizimin e vizave, reforma në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të fillojë debati i hapur me bizneset për të biseduar rreth nevojave dhe investimeve për një mjedis më të mirë të bërit biznes.

XS
SM
MD
LG