Ndërlidhjet

Dzhemilev i bën thirrje Savchenko të ndalojë grevën


Pilotja Nadia Savchenko
Pilotja Nadia Savchenko

Lideri veteran tatar i Krimesë, Mustafa Dzhemilev i ka bërë thirrje pilotes ukrainase Nadia Savchenko që t'i japë fund grevës së urisë në një burg të Rusisë.

Duke folur në një intervistë për portalin e lajmeve Gordon, Dzhemilev parashikoi se greva e urisë së pilotes nuk do t'i shtyjë autoritetet ruse ta lirojnë atë.

"Nadia, vajza ime, nuk ka kuptim të vazhdohet greva e urisë. Rusia është një vend ku ekzistojnë parimet humane," tha ai.

Dzhemilev, 71 vjeçar, është disident i ish Bashkimit Sovjetik, i cili shërbeu gjashtë dënime në kampe burgimi në vitet 1966-1986.

Ai ishte ushqyer me forcë gjatë grevës së urisë 303 ditore, më e gjata e shënuar nga lëvizjet për të drejtat e njeriut në historinë e Bashkimit Sovjetik.

Dzhemilev, tashmë ligjvënës i Ukrainës, tha se fituesi i Çmimit Nobel për Paqe Andrei Sakharov ia mbushi mendjen që të ndalonte grevën e urisë.

Pilotja Savchenko u kap nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës vitin e kaluar dhe u transportua në Rusi, ku ajo përballet me akuza për përfshirje në vdekjen e dy gazetarëve të vrarë në konfliktin mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

Savchenko, që mohon këtë gjë dhe thotë se Rusia nuk ka të drejtë të dënojë, filloi grevën e urisë më 13 dhjetor dhe tha se nuk do të ndalojë deri në lirimin e saj.

XS
SM
MD
LG