Ndërlidhjet

Gjerogjia shënon Ditën e Pushtimit Sovjetik


Flamuri gjeorgjian
Flamuri gjeorgjian

Flamujt gjeorgjian u valëvitën në gjysmështizë derisa vendi shënoi përvjetorin e pushtimit të Ushtrisë së Kuqe më 1921, tani e njohur zyrtarisht si Dita e Pushtimit Sovjetik.

Ligjvënësit e lartë vendosën një kurorë në një monument të kadetëve të cilët ishin vrarë duke luftuar kundër pushtimit, i cili filloi kontrollin 70 vjeçar sovjetik mbi Gjeorgji.

Një ekspozitë e mbajtur në ambient të jashtëm, e quajtur "Harresa është Garanci e Përsëritjes", e mbajtur në rrugën kryesore të Tbilisit, ishte në mesin e disa ngjarjeve përkujtimore të organizuara në mbarë vendin.

Më 17 shkurt 1921, Ushtria e Kuqe e Rusisë Sovjetike hyri në Gjeorgji dhe e aneksoi atë.

Kadetë gjeorgjianë luftuan kundër aneksimit dhe u vranë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe më 25 shkurt pranë Tbilisit.

Në korrik të vitit 2010, dy vjet pasi një lufte pesë-ditore prishi edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, parlamenti gjeorgjian votoi për të shënuar 25 shkurtin të çdo viti si Ditën e Pushtimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG