Ndërlidhjet

Dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi Paris


Paris
Paris

Disa dronë të paidentifikuar fluturuan mbi Paris për të dytën natë me radhë.

Pesë vëzhgime u raportuan përgjatë natës së 25 shkurtit, dukë përfshirë pranë Ambasadës së Amerikës, Kullës së Eiffelit dhe disa stacione të transportit nëpër kryeqytetin francez.

Disa nga fluturimet janë xhiruar dhe do të analizohen nga një grup i veçantë i hetuesve.

Pesë dronë janë parë një natë më parë në Paris.

Fluturimi i dronëve gjatë natës në Paris është i jashtëligjshëm, dhe fluturimet gjatë ditës kërkojnë leje të veçantë nga autoritetet.

Muajin e kaluar, fluturake pa pilotë u panë teksa fluturonin mbi pallatin presidencial në Paris dhe në gjirin Brittany, ku mbahen nëndetëset nukleare.

XS
SM
MD
LG