Ndërlidhjet

OKB: Një e treta e afganëve të arrestuar raportuan torturën


Burg në Afganistan
Burg në Afganistan

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se një e treta e afganëve të arrestuar mbi dyshimet në lidhje me konfliktin në vend raportuan se ata ishin torturuar apo keqtrajtuar.

Në një raport të lëshuar më 25 shkurt, Misioni i OKB-së për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) tha se 278 të burgosur nga 790 të intervistuar thanë se kishin janë torturuar apo keqtrajtuar në mes të shkurtit të vitit 2013 dhe dhjetorit të vitit 2014.

Kjo shënon një rënie nga periudha e mëparshme, ku gati gjysma e të gjithë të burgosurve thanë se janë keqtrajtuar.

Metodat e torturës të përdorura për të marrë informacion dhe rrëfime përfshijnë rrahje të rënda, pezullim prej mureve apo tavaneve, shok elektrik,etj.

Qeveria afgane i vuri në pikëpyetje disa prej incidenteve të abuzimit të dokumentuara në raportin dhe tha se ato janë kryer nga individë që veprojnë vetë, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Presidenti Ashraf Ghani tha se qeveria "mbetet fuqimisht e angazhuar për eliminim të plotë të keqtrajtimeve dhe torturave në qendrat e paraburgimit."

XS
SM
MD
LG