Ndërlidhjet

OBSH bën thirrje për shtim të vaksinave kundër fruthit


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se vaksinat kundër fruthit duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.

Drejtor e agjencisë së shëndetësisë të OKB-së në Evropë, Zsuzsanna Jakab, tha më 25 shkurt se ajo ishte e "befasuar" nga më shumë se 22 mijë raste të sëmundjes shumë infektive që nga fillimi i vitit 2014.

Rastet u raportuan në Kirgizi (7,477), Bosnjë Hercegovinë (5,340), Rusi (3,247), Gjeorgji (3,291), Itali (1,674), Gjermani (583), and Kazakistan (537).

Jakab tha se kjo rritje kërcënon qëllimin e eliminimit të fruthit në rajon, deri në fund të vitit 2015.

"Është e papranueshme që, pas përpjekjeve 50 vjeçare për të bërë vaksinat e sigurta dhe efektive dhe për t'i vënë ato në dispozicion, fruthi vazhdon të kushtojë jetë, para dhe kohë," tha ajo.

Ky lajm vjen pas vdekjes nga fruthi së një djali 18 muajsh në Berlin, duke nxitur debatin se a duhet imunizimi të bëhet i detyrueshëm.

Sipas OBSH-së, një numër në rritje i prindërve "ose refuzon të vaksinojë fëmijët ose përballet me barriera për ta bërë një gjë të tillë".

XS
SM
MD
LG