Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja tregon rezultatet e hetimit të Gazpromit për "disa javë"


Komisioneri për energji i BE-së Maros Sefcovic thotë se Komisioni i BE-së do të paraqesë rezultatet e hetimit të tij në Gazprom për "disa javë".

Komisioni i BE-së kishte nisur një hetim për gjigantin shtetërore rus të energjisë në vitin 2012 me dyshimin se ai kishte abuzuar dominimin e tij në treg në disa shtete lindore të BE-së.

Brukseli po veçanërisht shikon në se Gazprom ka penguar lëvizjen e lirë të naftës natyrore nëpër Evropë dhe nëse ai ka vendosur çmime tepër të larta duke i lidhur me çmimit e tij.

Vendimi për të paraqitur rezultatet e hetimit dhe të shpallë dënimet e mundshme qëndron te kolegia e Sefocovic, komisionerja i konkurrencës në BE, Margrethe Vestager.

Hetimi ishte menduar fillimisht të paraqitet vitin e kaluar, por ka proceduar ngadalë që kur u filloi konflikti në Ukrainë.

Sefcovic shtoi se ai do të propozojë që, në të ardhmen, Komisioni i BE-së të marrë pjesë në negociatat midis anëtarëve të BE-së dhe furnizuesve si Gazpromi.

XS
SM
MD
LG