Ndërlidhjet

Prokuroria ngrit aktakuzë për “organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”


Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të Alban Mavraj, për kryerjen e veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Përsmes një komunikate, Prokuroria bën të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se Mavraj nga data muaji shtator deri në tetor të vitit 2013 iu kishte bashkuar për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur “Jahbat Al Nusra”.

Sipas Prokurorisë, Mavraj ka tentuar edhe dy herë tjera të shkojë në Siri gjatë vitit 2014.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar në Prishtinë, më 27 korrik 2014.

"Është vërtetuar qartë se i pandehuri kishte qenë pjesëmarrës i luftës në Siri, këtë e ka pranuar edhe vetë ai në dy deklaratat e tij, të dhëna në polici dhe para prokurorit. Ka pranuar se ishte stërvitur me armë të ndryshme atje dhe se ka tentuar edhe disa herë të tjera të shkonte në Siri", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG