Ndërlidhjet

Shpallen zgjedhjet presidenciale në Kazakistan


Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbaev ka thënë se zgjedhjet e parakohshme presidenciale do të mbahen më 26 prill.

Nazarbaev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin që nga vitit 1989, shtoi se pasi ka marrë parasysh "interesat dhe kërkesat e qytetarëve tanë ndaj meje" ka vendosur të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet presidenciale është paraparë të mbahen në vitin 2016.

Asambleja e Popullit të Kazakistanit, një organ kushtetues i kryesuar nga Nazarbaev, kishte propozuar më 14 shkurt që votimi të mbahet këtë vit.

Asambleja tha se zgjedhjet e parakohshme ishin të nevojshme për të "siguruar vazhdimësinë e politikës së tanishme" dhe për të forcuar ekonominë.

Ajo shtoi se Nazarbaev, 74 vjeçar, ka nevojë për një mandat tjetër për të drejtuar Kazakistanin përmes krizës së vazhdueshme ekonomike.

XS
SM
MD
LG