Ndërlidhjet

Putin: Shkurtimet e furnizimeve në Evropë, të mundshme


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tërhequr vërejtjen se ndërprerja e furnizimit me naftë në Ukrainë mund ta lë Evropën me shkurtime, derisa tha se pezullimit të furnizimeve nga Kievi për pjesën lindore të Ukrainës, "i vjen era gjenocid."

Putin tha më 25 shkurt se Rusia shpreson se nuk do të ndalojë shpërndarjen e gazit në Ukrainë, por kjo varet nga "disiplina financiare" e Kievit.

Kompania ruse Gazprom tha se do të ndalojë furnizimin me naftë në Ukrainë më 26 shkurt, në qoftë se Kievi nuk paguan.

Por kompania shtetërore energjetike e Ukrainës Naftogaz tha më herët këtë jave se ka marrë vetëm gjysmën e naftës për të cilën ka paguar dhe nuk do të paguajë për furnizime të reja deri sa të marrë të përmbushet sasia e blerë.

Gazprom tha se nafta qe po mungon ishte duke u dërguar në pjesët lindore të kontrolluara nga separatistët, Donjeck dhe Luhansk.

XS
SM
MD
LG