Ndërlidhjet

Kiev: Protesta kundër politikave qeverisëse


Grupe të ndryshme, si nacionalistët e krahut të djathtë, huliganët e futbollit, marshuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, më 25 shkurt, për të protestuar kundër politikave të qeverisë.

Disa qindra njerëz, disa në uniforma ushtarake, marshuan nëpër rrugë derisa policë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare qëndruan përgjatë rrugës.

Anëtarë të Gardës Kombëtare njoftohet se kontrolluan disa prej protestuesve për armë para se të lejoheshin që të vazhdonin marshimin.

Më herët gjatë ditës, rreth 400 njerëz demonstruan jashtë Bankës Kombëtare dhe bënë thirrje për dorëheqjen e guvernatores Valeriya Gontareva dhe zëvendësit të sa Oleksandr Pinchuk.

Prokurorët po hetojnë abuzimet e mundshme të detyrës nga ana e disa zyrtarëve në Bankën Kombëtare, por nuk e kanë quajtur Gontareva ose Pinchuk si të dyshuar.

Ka pasur edhe një grevë në Borispol, aeroportin e Kievit, ku demonstruesit kohëve të fundit kërkuan që punonjësit e larguar të kthehen në punë.

XS
SM
MD
LG