Ndërlidhjet

Breedlove: Rusia mund të destabilizojë vende tjera


Philip Breedlove

Philip Breedlove

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s thotë se Rusia do të mund të destabilizonte vendet e tjera fqinje nëse vendet perëndimore nuk e dënojnë Moskën sa duhet për veprimet e saj në krizën Ukrainë.

Gjenerali amerikan Philip Breedlove tha më 25 shkurt në një seancë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të SHBA-së se "Rusia është duke mësuar mësime nga përgjigjet tona ndaj veprimeve të tyre. Në qoftë se ata ndjehen të shpërblyer nga rezultatet, kjo mund të inkurajojë ata që të provojnë përsëri diku tjetër."

Ai tha se një Rusi "revanshizte" është "haptazi duke sfiduar rregullat dhe parimet që kanë qenë themeli i sigurisë evropiane për dekada të tëra."

Breedlove ka akuzuar forcat ruse për luftimet që "vështirë ndryshojnë faktet në terren" në Ukrainën Lindore përpara një marrëveshjeje më 12 shkurt për armëpushim ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase.

Rusia ka mohuar akuzat nga Ukraina, vendet perëndimore, NATO-s, dhe të tjerët, se ajo është mbështetur rebelët separatistë.

XS
SM
MD
LG