Ndërlidhjet

SHBA dënon sulmet e IS-it në kundër asirianëve


Foto arkivi

Foto arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet e fundit të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në fshatrat e asirianëve të krishterë, në verilindje të Sirisë.

Xhihadistët kanë djegur shtëpi dhe kisha, si dhe kanë rrëmbyer gra, fëmijë dhe pleq.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se këto janë mizoritë e fundit të kryera nga Shteti Islamik kundër njerëzve të pafajshëm në rajon.

Aktivistët e krishterë sirianë kanë thënë të martën se militantët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer së paku 150 persona nga fshatrat e asirianëve.

XS
SM
MD
LG