Ndërlidhjet

Ylli i popit, Madonna, është rrëzuar në skenë, gjatë performancës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore Brit.

Këngëtarja ka rënë poshtë shkallëve, pasi një balerin ka bërë përpjekje të heqë një pelerinë që ajo ka veshur në fillim të këngës.

Megjithatë, Madonna e ka marrë veten dhe është rikthyer në skenë për të përfunduar këngën e saj Living for Love.

Më vonë, ajo ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është mirë dhe se pelerina e saj ka qenë e lidhur shumë “ngushtë”.

Çmimet Brit i ndan industria muzikore e Britanisë dhe ato janë ekuivalente me çmimet Grammy në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG