Ndërlidhjet

logo-print

Dronët mbi Paris - Arrestohen tre gazetarë


Paris

Paris

Tre gazetarë të Al Jazeeras janë arrestuar më 25 shkurt, pasi kanë komanduar ilegalisht një dron mbi Paris.

Arrestimi është bërë pasi dronë të paidentifikuar kanë fluturuar mbi Kullën Eiffel dhe monumente të tjera të Parisit për të dytën natë me radhë.

Shtetasit e huaj, 70, 54 dhe 36 vjeç, të cilët punojnë për transmetuesin ndërkombëtar me seli në Doha, janë dërguar në paraburgim pasi policia ka kapur dronin që fluturonte mbi pyjet Bois de Boulogne, në perëndim të Parisit.

Një zëdhënëse e prokurorisë ka thënë se është e paqartë se çfarë ka dashur të bëjë treshja me dronin.

Gazetarët mund të mbahen 24 orë maksimum, sipas ligjit francez.

Fluturimi i dronëve pa leje në Francë është i paligjshëm dhe bart dënimin maksimal prej një viti burg dhe gjobën prej 75,000 eurosh.

XS
SM
MD
LG