Ndërlidhjet

NATO “shkurton” buxhetin e mbrojtjes


Ilustrim

Ilustrim

Një institut me seli në Londër ka thënë se disa vende të NATO-s janë duke shkurtuar shpenzimet në mbrojtje, pavarësisht zotimeve të mëdha të Aleancës.

Në raportin e publikuar sot, Rrjeti i Lidershipit Evropian thotë se Britania, Bullgaria, Kanadaja, Gjermania, Hungaria dhe Italia do të ulin shpenzimet ushtarake më 2015.

“Pavarësisht agresionit rus në Ukrainë dhe retorikës së udhëheqësve të NATO-s se ky është ndryshim i lojës në sigurinë e Evropës, të gjitha provat sugjerojnë vazhdimësinë e biznesit si zakonisht”, ka thënë Ian Kearsn, drejtor i Rrjetit të Lidershipit Evropian dhe bashkautor i raportit.

Në muajin shtator, liderët e NATO-s janë zotuar se do të ndalojnë trendin e shkurtimit të buxheteve të mbrojtjes.

Raporti po ashtu thekson se gjashtë vende anëtare – Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Rumania – do të rrisin shpenzimet më 2015, por nuk do të arrijnë objektivin e fundit prej 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm, për të cilin është rënë dakord në samitin e NATO-s.

XS
SM
MD
LG