Ndërlidhjet

Sulm në Kabul, vritet një ushtar turk


Kabul, 26 shkurt 2015

Kabul, 26 shkurt 2015

Një makinë bombë, e cila ka pasur në shënjestër një automjet të ambasadës turke në Kabul, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, duke vrarë një ushtar turk dhe plagosur një tjetër.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë portës së misionit iranian.

Ambasadat e Turqisë dhe Iranit janë ngjitur, në qendër të Kabulit.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ky është sulmi i parë në një cak turk në kryeqytetin e Afganistanit.

Në nëntor të vitit të kaluar, një sulmues vetëvrasës ka qëlluar një makinë të ambasadës britanike, duke vrarë pesë persona.

XS
SM
MD
LG