Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 200 asirianë të rrëmbyer në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët sirianë thonë se grupi ekstremist i Shtetit Islamik ka rrëmbyer së paku 220 asirianë të krishterë gjatë tre ditëve të kaluar.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka thënë se rrëmbimet janë bërë pasi militantët kanë bastisur së paku dhjetë fshatra, të banuara me pakicën e krishterë, në verilindje të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se këto janë mizoritë e fundit të kryera nga Shteti Islamik kundër njerëzve të pafajshëm në rajon.

XS
SM
MD
LG