Ndërlidhjet

Argjentina shpërndan agjencinë e inteligjencës


Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner.
Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner.

Kongresi i Argjentinës ka miratuar ligjin për shpërndarjen e agjencisë së inteligjencës.

Sekretariati i Inteligjencës do të zëvendësohet me një agjenci të re federale, e cila do t’i japë llogari Kongresit.

Propozimi është hartuar muajin e kaluar nga presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, pas vdekjes së prokurorit special, Alberto Nisman.

Presidentja ka akuzuar një agjent për dhënie të informacioneve të rreme Nismanit, i cili ka qenë duke hetuar qeverinë.

Kongresi ka votuar me 131 vota në favor të ligjit dhe 71 kundër.

Ligji tashmë ka kaluar edhe në Senat.

XS
SM
MD
LG