Ndërlidhjet

Tiranë: Akuzohen 9 persona për mbështetje të terrorizmit


Tiranë - foto arkivi

Tiranë - foto arkivi

Në Shqipëri ka përfunduar hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj grupit që dyshohet se ka rekrutuar njerëz për t’i dërguar në Siri.

Sipas prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë rekrutuar rreth 90 persona për t’i çuar në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë.

Në mes të 9 të pandehurve që do të gjykohen është edhe imami Genci Balla.

Të akuzuarit e tjerë janë: Gert Pashja, Bujar Hysa, Orion Reçi, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Edmond Balla, Fadil Muslimani.

Akuzat ndaj tyre janë: rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste; nxitja e urrejtjes ose grindjeve; prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Arrestimi i këtyre personave është bërë rreth një vit më parë.

XS
SM
MD
LG