Ndërlidhjet

Kerry: Iranit i "ndalohet përgjithmonë" ndërtimi i armëve bërthamore


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Iranit i "ndalohet përgjithmonë të ndërtojë armë bërthamore".

Me këto komente, gjatë seancës së Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, Kerry u përpoq të qetësojë shqetësimet për programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit përpara një marrëveshjeje të mundshme, në këmbim me lehtësimin e sanksioneve kundër Teheranit.

Kerry tha se anëtarësimi i Iranit në Traktatin për Kontrollin e Armatimit Bërthamor (NTP) e ndalon atë të posedojë armë bërthamore.

Irani është nënshkrues i marrëveshjes së NPT-së por tashmë është gjetur në mospajtueshmëri për mosarritjen e deklarimit të programit të tij për pasurim të uraniumit.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, që vazhdimisht ka thënë se Irani po mundohet të zhvillojë programin bërthamor, ka akuzuar se fuqitë botërore se "kanë hequr dorë" në nga përpjekjet për të ndaluar Iranin në marrjen e armëve bërthamore.

Por Kerry vuri në pikëpyetje pozicionin e Netanyahut, duke thënë se ai "mund të ketë një gjykim që thjesht nuk mund të jetë i saktë."

XS
SM
MD
LG