Ndërlidhjet

Fletë-arresti kundër Momir Stojanoviqit, i inicuar nga EULEX-i


Fletë-arresti i Interpolit në kërkim të deputetit në Kuvendin e Serbisë, Momir Stojanoviq, është lëshuar me kërkesën e një prokurori ndërkombëtar të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Stojanoviq është në mesin e 17 personave të kërkuar për krime lufte në Kosovë.
Kërkesa për arrestimin e tyre është dërguar në kuadër të një lënde, e cila është subjekt hetimesh pesë vjeçare, e që kanë të bëjnë me periudhën kur Stojanoviq ishte shef i sigurimit në korpusin e dikurshëm të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë.

Stojanoviq sot është deputet i Partisë Përparimtare të Serbisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai është gjithashtu kryetar i komisionit parlamentar për çështje sigurie.

XS
SM
MD
LG