Ndërlidhjet

Ukraina regjistron 48 orë pa vdekje në luftime


Ushtria e Ukrainës ka raportuar nuk ka pasur fatkeqësi luftarake në zonën e konfliktit në lindje të vendit për periudhën e dytë 24-orëshe.

Ky njoftim i sotëm ka ngritur shpresat se marrëveshja e fundit për armëpushim mund të jetë duke u zbatuar, pasi separatistët pro-rusë fillimisht injoruan këtë marrëveshje.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje Andriy Lysenko tha se janë krijuar të gjitha kushtet që forcat qeveritare të tërheqin armatimin e rëndë nga linjat e frontit, hap të cilin Kievi nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë për shkak se, siç ishte thënë, kishte sulme të vazhdueshme nga ana e rebelëve.

Këshilli tha se megjithatë ende nuk është dhënë urdhri për tërheqjen e armatimit.

Në aeroportin e shkatërruar të Donjeckut -- vendi ku u bënë disa nga luftimet më të ashpra të konfliktit që la të vdekur më shumë se 5,600 persona që nga muaji prill -- separatistët thanë se kanë gjetur trupat e të paktën 30 ushtarëve ukrainas.

Trupat ukrainase u detyruan të braktisin aeroportin muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG