Ndërlidhjet

BE dhe SHBA bëjnë thirrje për lirim të Savchenkos


Nadida Savchenko

Nadida Savchenko

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje të reja për Rusinë që të liroj piloten e Ukrainës Nadia Savchenko.

Deklaratat erdhën pasi një gjykatë në Moskë mbështeti vendimin për të zgjatur afatin e paraburgimit për Savchenkos, e cili ka hyrë në grevë urie për 75 ditë.

Zëdhënësja për shefes për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini, Maja Koçijançiq, e dënoi vendimin dhe tha se "Rusia mban përgjegjësi për shëndetin e brishtë të Savchenkos".

Ajo bëri thirrje për lirimin urgjent Savchenkos "në baza humanitare" dhe tha se do të ishte në përputhje me angazhimet për lirimin e të ndaluarve, në kuadër të marrëveshjes së paqes për konfliktin mes forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.

Përmes një deklarate më 25 shkurt, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara "shprehin keqardhje për keqtrajtimin e pilotes dhe janë të shqetësuara për shëndetin e saj të përkeqësuar.

Savchenko u kap nga rebelët në qershor dhe u dërgua në Rusi. Ajo përballet me akuzuat për përfshirje në një sulm me mortaja që vrau dy gazetarë rusë.

Savchenko mohon akuzat dhe thotë se Rusia nuk ka të drejtë të mbajë ose ta ndjekë penalisht atë.

XS
SM
MD
LG