Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rusia duhet të tërheqë pajisje ushtarake nga Ukraina


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se Rusia duhet të tërheqë rreth 1,000 pajisje ushtarake që ajo ka në lindje të Ukrainës.

Stoltenberg, duke folur pas bisedimeve me kryeministrin italian Matteo Renzi në Romë, ka thënë se edhe ndonjë përpjekje nga separatistët pro-rusë për të zgjeruar territorin që ata mbajnë në Ukrainën Lindore do të ishte "e papranueshme".

Stoltenberg tha se është optimist i matur për marrëveshjen e armëpushimit në mes të kryengritësve pro-rusë dhe forcave të Ukrainës.

Ai tha se "mirëpresim indikacionet e fundit që luftimet në Ukrainë janë reduktuar dhe ne shpresojmë se armëpushimi më në fund do të respektohet".

Stoltenberg tha Rusia në muajt e fundit ka transferuar më shumë se "1000 pajisje - tanke, artileri, dhe sisteme të përparuara ajër-mbrojtëse" në territorin e Ukrainëstë mbajtur nga rebelët.

Ai tha se Rusia duhet "të ndalet duke mbështetur separatistët".

Të paktën 5,600 presona janë vrarë dhe qindra mijëra tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftimeve në Ukrainë,që nga muaji prill.

XS
SM
MD
LG