Ndërlidhjet

Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore kanë sulmuar pozicione të Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë, ku grupi ekstremist ka rrëmbyer më shumë se 200 asirianë të krishterët këtë javë.

Observatori britanik me bazë në Siri për të Drejtat e Njeriut tha më 26 shkurt se aleanca e udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit ka vënë në shënjestër militantët në afërsi të qytetit të Tel Tamr.

Ky është vendi ku militantët e Shtetit Islamik kapëb një varg të fshatrave të banuara me të krishterë asiriane gjatë tre ditëve të fundit,duke rrëmbyer të paktën 220 anëtarë të pakicës së krishterë.

Echove Gouriye, kreu i Partisë Bashkimi i Sirisë, një organizatë asiriane, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë nga të rrëmbyerit u dërguan në Al-Shadade.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar të asirianëve dhe të "mbrojnë zonat tona historike dhe jetën tonë në rajon."

Militantët sunitë, të cilët kontrollojnë sipërfaqe të mëdha të Sirisë dhe Irakut, kanë vrarë qindra pjesëtarë të pakicave fetare.

XS
SM
MD
LG