Ndërlidhjet

Partia iraniane pro-reforma mban kongresin e parë


Logoja e partisë Nedaye

Logoja e partisë Nedaye

Një parti e re politike iraniane, që shihet si pro-reformiste e ka mbajtur kongresin e saj të parë.

Partia Nedaye Iranian (Thirrja e iranianëve) u formua në dhjetor dhe planifikon për të konkurruar në zgjedhjet legjislative në vitin 2016.

Një nga themeluesit e partisë, Mohammad Sadegh Kharrazi, ishte një këshilltar i ish-presidentit reformist Mohammad Khatami.

Kharrazi tha se partia është duke kërkuar "kthimin e plotë të reformatorëve në skenën politike iraniane."

Ai tha se partia e mbështet presidentin aktual Hassan Rohani dhe "gjithkush që ka ide reformiste."

Kharrazi tha se partia është e vetëdijshme se do të ketë, atë që ai e quajti "pengesa" për partinë.

Nedaye është një koalicion i përbërë me rreth 20 parti tjera reformiste.

Ka shumë pak deputetë në parlamentin e tanishëm të Iranit i cili do të mund të quhet reformator dhe shumica e kandidatëve reformistë kanë zgjedhur që të bojkotojnë zgjedhjet e vitit 2012.

XS
SM
MD
LG