Ndërlidhjet

logo-print

UNESCO reagon ndaj shkatërrimit të artefakteve në Irak


 Irina Bokova

Irina Bokova

Kryesuesja e agjencisë kulturore të OKB-së (UNESCO) thotë se agjencia është "thellësisht e tronditur" nga pamjet që tregonin militantët e grupit të Shtetit Islamik duke shkatërruar objekte të Irakut, dhe ajo i ka kërkuar presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një takim urgjent për mbrojtjen e trashëgiminë kulturore të Irakut.

Deklarata nga Irina Bokovas erdhi menjëherë pasi militantët lëshuan një video ku shiheshin duke shkatërruar artefakte antike në veri të Irakut.

Videoja pesë minutëshe tregon një grup të militantëve të maskuar duke thyer statujat dhe skulpturat në një muze të antikiteteve në muzeun e qytetit Mosul, i cili u kap nga militantët e IS-it në muajin qershor.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriq e quan shkatërrimin në Muzeun Mosulit të "dënueshëm dhe kriminal", duke thënë se ai ua rrëmben njerëzve të kaluarën e tyre.

Bokova thotë se ky shkatërrim shkel rezolutën e këshillit mbrojtjen e objekteve kulturore nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG