Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kritika Iranit për shkelje të drejtave të njeriut


Ilustrim

Ilustrim

Disa ligjvënës amerikan e kanë kritikuar situatën e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Iran, përfshi numrin e madh të ekzekutimeve, diskriminin e komunitetit Baha, dhe shkeljet në të drejtën e shprehjes.

Ligjëvënësit kanë folur gjatë një séance dëgjimore të një nënkomiteti që quhet “Turpi i të Drejtave të Njeriut në Iran” ku ata gjithashtu shprehën shqetësimin rreth fatit të disa qytetarëve amerikanë që janë arrestuar apo janë zhdukur në Iran, përfshirë edhe gazetarin e ‘Washington Post-it’, Jason Rezaian.

Kongresmenia republikane, Illena Ros-Lehtinen ka thënë megjithë premtimet për përmbajtje nga Presidenti Iranian, Hassan Rohani, të dhënat për të drejtat e njeriut janë përkeqësuar.

Kongresmeni demokrat, Ted Deutch, ka thënë edhe nëse fuqite e mëdha dhe Irani arrijnë marrëveshje të pranueshme rreth programit bërthamor të republikës islamike, Irani mbetët ‘lider global në financimin e terrorizmit’ dhe ‘abuzues i të drejtave të njeriut’.

XS
SM
MD
LG