Ndërlidhjet

Sulmet ajrore lënë disa militantë të IS-it të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA-të, ka njoftuar se ka realizuar 14 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, gjatë 24 orëve të fundit.

Mediat që transmetojnë program në arabisht, kanë raportuar se disa militant të IS-it, përfshirë edhe disa liderë janë vrarë gjatë këtyre sulmeve derisa ata mbanin takim në Irak, afër kufirit me Sirinë.

Al Arabiya ka raportuar se 17 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në qytetin verior të Irakut, Al-Qaim, gjatë një takimi të liderve të IS-it.

Raporti i njejtë thotë se 29 militantë të tjerë janë lënduar.

Mediat e njëjta kanë raportuar gjithashtu se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, gjithashtu gjendet në këtë zonë.

Aeroplanët e koalicionit kanë kryer sulme edhe në qytezat, Hit dhe Rutba në krahinën e Anbarit.

XS
SM
MD
LG