Ndërlidhjet

Kryediplomati shqiptar, Bushati e viziton Kosovën


Fotografi arkivi e kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati me homologun zvicran, Didier Burkhalter
Fotografi arkivi e kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati me homologun zvicran, Didier Burkhalter

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati do të qëndroj sot për vizitë në Prishtinë.

Sipas agjendave të publikuara nga zyrtarë të shtetit të Kosovës, Bushati do të zhvillojë takime me krerët kryesor të pushtetit, përfshirë homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, me të cilët do të diskutojë planin për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kjo mbledhje është paraparë të mbahet më 23 mars.

Në kuadër të kësaj vizite është paraparë edhe një takim me presidenten e shtetit, Atifete Jahjaga dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

XS
SM
MD
LG