Ndërlidhjet

Londra i jep më shumë të drejta Uellsit


Kryeministri britanik, Minister David Cameron

Kryeministri britanik, Minister David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, do të prezantojë sot planet për dhënien e fuqive më të mëdha ekzekutive Uellsit, përfshirë edhe përgjegjësitë për mbledhjen e fondeve të saj.

Çështja e shpërbërjes së Britanisë së Madhe është bërë pika kryesore e debatit para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në muajin maj.

Kjo çështje është bërë me rëndësi pas referendumit të shtatorit të mbajtur nga skocezët për pavarësim nga Londra, referendum ky ku megjithatë shumica votuan në favor të qëndrimit brenda Britanisë së Madhe.

Uellsi, njejtë si Skocia dhe Irlanda Veriore zgjedhin përfaqësuesit e vet për parlamentet rajonale si dhe për parlamentin në ‘Westminster’.

Uellsi ka buxhet vjetor prej 15 miliardë funtave britanike, por rajoni nuk ka fuqi ligjore rreth mënyrës së si mblidhen këto para.

XS
SM
MD
LG