Ndërlidhjet

Vriten 3 ushtarë ukrainas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Njoftohet se tre ushtarë të Ukrainës janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në pjesnë lindore të vendit gjatë 24 orëve të fundit, duke i dhënë fund kështu periudhës dy ditore që kaloi pa viktima.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se luftimet me separatistët pro rusë nuk kanë vazhduar pothuajse përgjatë tërë linjës së frontit, me përjashtim të përleshjeve në fshatrat përreth aeroportit të Donjeckut.

Presidenti Petro Poroshenko më parë ka deklaruar se “kërcënimi ushtarak nga lindja” do të mbetët edhe nëse armëpushimi do të respektohet në mes të trupave qeveritare dhe rebelëve.

Paralajmërimi është parë si referencë ndaj Rusisë, që Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë se po i ndihmon separatistët me armatim dhe ushtarë. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG