Ndërlidhjet

Spanjë: Arrestohen tetë persona që luftuan në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar tetë qytetarë të këtij vendi me arsyen se luftuan në të mirë të separatisësve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Policia spanjolle ka thënë se tetë spanjollë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, janë ndaluar më 27 shkurt në gjashtë rajone përgjatë Spanjës: në Asturia, Kataloni, Ekstremadura, Murcia, Navarra dhe Madrid.

Mediat në Spanjë kanë cituar nurime të afërta me ekipin hetues duke thënë se akuzat mund të përfshijnë posedim armësh, përfshirje në vrasje dhe shkelje të neutralitetit të Spanjës në konfliktin e Ukrainës.

Forcat pro ruse në rajonin e Donbasit, janë duke luftuar forcat qeveritare të Ukrainës.

Konflikti deri më tash ka marrë jetën e 5800 personave, prej muajit prill.

XS
SM
MD
LG