Ndërlidhjet

IS dëshiron të largojë minoritetet nga Iraku, përgjithmonë


(Arkiv)
(Arkiv)

Organizatat e të Drejtave të Njeriut ka paralajmëruar se organizata ekstremiste, Shteti Islamik ka bërë cak komunitetet minoritare në Irak përmes një “strategjie sistematike që t’i largojë ata në mënyrë të përhershme” nga një pjesë e madhe e vendit.

Në një raport të publikuar më 27 shkurt, katër organizata jo qeveritare kanë sjellur detaje të ekzekutimeve, konvertimit me zor, dhunimeve dhe abuzimeve të tjera që iu janë bërë minoriteteve.

Aty thuhet se veprime të tilla përbëjnë krime lufte dhe në disa raste edhe gjenocid.

Nga 2 milionë njerëz që janë larguar prej muajit janar të vitit të kaluar, raporti thotë se një numër i madh i përkasin minoritetit etnik apo grupeve fetare, përfshirë asirianëve të krishterë, Kaka’i, Shabak, turkmenëve dhe jazidive.

Ata thuhet kanë ikur nga dhuna dhe persekutimi i luftetarëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG