Ndërlidhjet

Parashikime të zymta për ekonominë ruse


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët nga Ministria e Financave të Rusisë kanë njoftuar për nëvojën që të ndërmirren masa pasi janë publikuar të dhëna të zymta për ekoniminë e vendit.

Zëvendësministrja e financave,Tatyana Nesterenko, ka thënë se qeveria planifikon t’ia kërkojë Dumës, dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, që të lejojë shpenzimin e 2.7 trilionë rublave apo mbi 44 miliardë dollërëve nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Më herët qeveria i ka kërkuar parlamentit që të lejojë shpenzimin e 500 miliardë rublave ruse.

Ministria e financave më vonë e përmirësoi këtë të dhënë të Nesterenkos duke thënë se në tërësi është e nevojshme që 3.6 trilion rubla apo 58 miliardë dollarë të përdoren nga fondi rezervë i shtetit.

Nesterenko gjithashtu ka parashikuar se deficiti buxhetor do të jetë 3.7 % e Bruto Prodhimit Vendor për vitin 2015, shifër kjo shumë më e lartë se sa 0.6 % i parashikuar më herët.

XS
SM
MD
LG