Ndërlidhjet

I zgjatet dënimi me burg aktivistit bellorus


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Dënimi me burg i aktivistit bellorus, Mikalay Dzyadok, është zgjatur edhe për një vit, vetëm katër ditë para lirimit të tij. Procesi gjyqësor i tij është mbajtur në burg në qytetin lindor të Mahileu, ku Dzyadok, një anarkist, është duke u mbajtur i mbyllur.

Bashkëshortja e tij, Valeriya Khotsina, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjykatësi, Ihar Shvedau, e ka ndëshkuar burrin e saj pasi ka vlerësuar se ai i ka shkelur rregullat e burgut dhe kështu ia ka shtyrë dënimin edhe për një vit.

Dënimi prej 4 vjet e gjysmë i Dzyadokut për huliganizëm duhej të përfundonte më 3 mars.

Sipas Khotsinës, bashkëshorti i saj, gjatë dëshmisë së dhënë me këtë rast ka thënë se ai është i pafajshëm dhe se ‘sistemi i bazuar në gënjeshtra do të kolapsojë në fund’.

Organizata me bazë në New York, ‘Human Rights Watch’ e konsideron atë si të burgosur politik.

XS
SM
MD
LG