Ndërlidhjet

Shembet tuneli, vritet ushtaraku egjiptian


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë në Egjipt thonë se një oficer i lartë i ushtrisë është vrarë dhe një tjetër është lënduar kur një tunel ndër kufitar me Rripin e Gazës që shfrytëzohet për kontrabandim është shembur pasi trupat kanë hyrë brenda për të hetuar, raporton Associeted Press.

Zyrtarët thonë se tuneli është zbuluar të premtën në qytezën egjiptiane, Rafah, në Sinain verior.

Një nga hyrjet e tunelit ka qenë afër ndërtesës kryesore të shërbimit inteligjent në këtë qytezë, ndërsa hyrja tjetër ka qenë në territorin e Gazës.

Zyrtarët thonë se Kolonel Lejtnant, Hussam Hamdi Abdel Aziz është vrarë në shembjen e tunelit, ndërsa Majori Ahmed Farouq Mostapha është lënduar.

XS
SM
MD
LG