Ndërlidhjet

Arrestohen tre persona për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Drejtoria kundër terrorizmit e Policisë së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës.

Të dyshuarit e arrestuar janë: H.A. 24-vjeçar, D.K. 22-vjeçar dhe K.H. 23-vjeçar.

"Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit, të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht: Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, rekrutimi për terrorizëm, shtytja për kryerjen e veprave terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe financimi i terrorizmit", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia po ashtu njofton se gjatë operacionit, si prova materiale, janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe disa pajisje elektronike.

XS
SM
MD
LG